Haradinaj: “T’i realizojmë idealet e Zahir Pajazitit dhe bashkluftëtarëve”

0

PRISHTINË, 31 JANAR – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me bashkëpunëtorë, ka bërë sot homazhe të Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti, në Prishtinë, dhe te vendrënia e tij dhe dy bashkëluftëtarëve të tjerë, heronjve Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu, në Pestovë të Vushtrisë. “Edhe sot, 18 vjetë pas rënjes si gjithmonë, në datat e tyre, e kujtojmë Komandantin Legjendar Zahir Pajaziti, si njërin prej figurave qendrore dhe themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kujtojmë bashkëluftëtarët e tij, heronjtë Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu dhe të gjithë ata që për lirinë, shtetin dhe të ardhmen më të mirë të Kosovës, ranë duke mos kursyer asgjë”, është shprehur Haradinaj. “Mbetet detyrë e jona, përgjegjësi e të gjithë neve, që me punë, përkushtim e angazhim të pandalshëm t’i çojmë më tej idealet për të cilat ata ranë, një Kosovë shtet meritor dhe dinjitoz për jetën e qytetarëve tanë”, ka shtuar ai. Haradinaj, me bashkëpunëtorë, ka bërë po ashtu homazhe edhe në Pestovë të Vushtrisë, në vendrënien e heronjve, ku ka takuar dhe ka bashkëbiseduar për së afërmi me familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here