Haradinaj thotë se opozita e mbështetë Qeverinë për Trepçën

0

Deputeti I AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës do ta ketë mbështetjen e opozitës sa I takon Trepçës.
“Dita e nesërme (e hënë) padyshim që është njëra ndoshta dhe e vetmja ditë e kësaj qeverie deri tash, që në parlament do të sjell një projektligj për amandeamentim, e që do të ketë edhe mbështetjen nga opozita”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook. Sipa tij, fjala është për Trepçën, që duhet t’i ndërrohet statusi dhe t’i kthehet shtetit (në ndërmarrje publike), por këtu duhet të parashtrohen tri pyetje. 1) a do të përfshihen të gjitha asetet e Trepçës në këtë Ligj, apo vetëm miniera e Trepçës? 2) kush do të jetë bartës i obligimeve në të kaluaren e Trepçës, dhe sa është kostoja e tyre? 3) a është ky ligj për të gjitha ndërmarrjet shoqërore për tu bartur në asete publike, apo vetëm për Trepçën?”, ka pyetur Haradinaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here