Haradinaj thotë se kthehet sot nga Sllovenia, “dikur vonë”

0

Lideri i AAK-së dhe deputeti Ramush Haradinaj e ka konfirmuar edhe vet lirimin nga ndalesa në Slloveni, në rrjetin social Facebook.

Ja postimi i tij i plotë:

 

“Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Sot zyrtarisht janë kryer të gjitha procedurat e ndërlidhura me ndalesën time në Slloveni.

Në Kosovë pres të arrijë dikur vonë, sonte, posa të qartësohet orari i fluturimit.

Mbetem i vendosur dhe i angazhuar në vazhdimin e detyrave dhe obligimeve qe na presin.

Shprehe falenderimin për të gjithë ata që kanë bashkëndjerë me këtë situatë të pakëndshme.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here