Haradinaj: Tani e tutje Kosova nuk do të jetë në mëshirë të të tjerëve

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për procesin e liberalizimit të vizave, por edhe ka theksuar se në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të diskutohet për kufijtë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon të jetë i ashpër ndaj Bashkimit Evropian.

Pas mbledhjes së Qeverisë ai ka folur edhe për takimin e djeshëm në Bruksel, por edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj ka thënë se ka ardhur koha që Kosova vet të vendos për vete, pra të marrë vendimet vet.

Sipas tij, që nga koha kur ka filluar dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, Kosova është ajo që ka humbur.

Tutje Haradinaj ka thënë se tani e tutje Kosova nuk do të jetë në mëshirë të të tjerëve.

“Kosova nuk do të jetë në mëshirë të të tjerëve. Kosova punët e veta dhe vendimet e veta do ti paraqes vet. Kjo puna e taksës jo që s’do të hiqet, por do të paraqitet dhe pa marrë parasysh kushdo që vjen ministër kjo taksë nuk do të hiqet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia…Nuk guxojmë të pranojmë që vetëm dikush të ja jap detyra. Pra edhe ne  jemi njerëz dhe jemi të izoluar 2 milionë njerëz që jemi duke jetuar në geto”, u shpreh Haradinaj.

Sa i përket dialogut, Haradinaj ka thënë se është vet Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ajo e cila e ka devijuar këtë dialog dhe i ka vënë në rrezik investimet e BE-së për këtë.

Ai ka thënë se pret që liberalizimi të ndodh në një të ardhme të afërt, duke shpjeguar se liberalizimi nuk ndërlidhet me vendimin për taksën

“Liberalizimi i vizave nuk lidhet me taksën. Presim që të ndodh liberalizimi. BE-ja nuk ka thënë jo, ne e kemi qartësuar këtë. Po bëjmë përpjekje që të ndodh pas vitit të ri, në një të ardhme jo shumë të largët”, ka potencuar kryeministri Haradinaj.

Ai ka thënë se vendimi për taksën nuk do të largohet, deri sa Serbia ta njoh Republikën e Kosovës si shtet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here