Haradinaj: Si komb po ecim para, si Kosovë duhet të punojmë më shumë

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë  e Kosoves (AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtor ka zhvilluar sot një  vizitë  në  Komunën e Kaçanikut.

Gjatë  vizitës në  Kacanik Haradinaj vizitoi familjen e patriotit dhe luftetarit Ramë Beka në  Doganaj të  Kacanikut.

“Jam i nderuar që  jam në  këtë familje të  madhe dhe më vjen mirë që kjo familje e ka ruajtur vazhdimësinë e patriotit Ramë  Beka. Si komb shqiptarë, po ecim para, kurse ne këtu në  Kosovë duhet të  punojmë që ti rregullojmë punët tona brenda! Po punojmë ta ndryshojmë  këtë  gjendje dhe të  punojmë  më  shumë në zhvillimin e vendit”- tha Haradinaj në  takim më  bashkëfamijarët e Ramë  Bekës, djalit të  cilit në  shenjë  respekti i dhuroi një  flamur kombëtar.

Kryetari i AAK-së e vizitoi edhe Kompaninë  “BK” ku u njoftua me zhvillimin e kesaj kompanie si dhe ecurine e bizneseve ne Komunen e Kaçanikut.

“Sa herë  që  jam në  Kaçanik ndjehem sikur në  shtëpinë  timë , në  këtë  qytet me traditë  dhe histori është  kënaqësi të  ndajmë  mendimet dhe idetë  së  bashku me qytëtarët e ketij vendi”

“Bizneset vëndore, sidomos keto qe krijojnë vënde pune dhe te ardhura për qytetaret vëndas duhet të perkrahën dhe subvencionohën më shumë ”  tha Kryetari Haradinaj.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here