Haradinaj: SHBA, NATO, KFOR dhe “Bondsteel” janë sinonime të paqes e sigurisë në Kosovë

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ShBA, NATO, KFOR dhe “Bondsteel” janë sinonime të paqes e sigurisë në Kosovë dhe do të jenë përherë të mirëpritura në vendin tonë.

Ai pasi ka marrë pjesë në ndërrimin e komandës në Kampin “Bondsteel”, nga Koloneli Nick Duchic tek Kolonel Roy Macaraeg, ka shkruar në facebook, me kolonelin Nick Duchic, kishte bashkëpunim të shkëlqyer dhe e ka nderuar me “Hartën e Artë të Kosovës”, për punën e tij të suksseshme në shërbim të stabilitetit dhe paqes, si dhe kontributin e madh në gjithpërfshirjen e institucioneve tona në këtë mision.

“Kolonelit Macaraeg, mirëseardhje në vendin tonë, në shtëpinë e tij të dytë! Të bekuar që kishim përkrah ushtrinë amerikane në çdo kohë”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here