Haradinaj, Quint-it: Nuk ka kurrfarë krize humanitare në Veri, e as që do të ketë

0

Kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefen e Zyrës së BE-së, për të diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në një publikim në Facebook, Haradinaj ka thënë se ka siguruar ambasadorët se situata politike dhe e sigurisë në vend është e qetë.

“Qeveria po i vazhdon agjendat shtetërore, duke garantuar funksionimin e ligjit e rendit, si dhe është e përkushtuar në ruajtjen e qetësisë publike dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Deklaratat për të ashtuquajturën krizë humanitare në Veri të vendit janë propaganda, të pavërteta dhe të papranueshme për realitetin në vend. Qytetarëve të vendit, pa dallim përkatësie etnike, nuk do ju mungojë asnjë produkt bazik ushqimor e mjekësor. Vendimi për masën prej 100% për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do të mbetet në fuqi deri në realizimin e objektivave të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here