Haradinaj: Qeveria dhe presidentja janë “myrtyqypa”

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka kritikuar rëndë qeverinë e tanishme pasi nuk ndërmori masat e duhura gjatë ndaljes së tij në Slloveni. Ndërsa, ai nuk hezitoi të falënderojë shtetin slloven për lirimin e tij.

Gjatë një interviste në Programin e Mëngjesit në RTK,  Haradinaj nuk hezitoi t`i quajë “myrtyqypa” ata që menduan që ndalja e tij ishte e drejtë. Pasi sqaroi për lëndën , që siç tha ai, është “bluar” në Gjykatën e Hagës, ai tha se ka dyfytyrësha, të cilët sa thonë duhet të pastrohet dikush, nuk e marrin parasysh këtë dhe sërish e endin.

Duke folur për Qeverinë e tanishme, koalicionin PDK-LDK, që sipas tij, kanë dy probleme, njëri është mosbesimi e tjetri mos guximi. Ai tha se mungesa e këtyre dyjave do ta fundosin vendin.

“Kjo qeveri i ka dy probleme, mosbesim se nuk besojnë ndër vete, ky mosbesim sjell mos guxim. Nuk kanë mundësi as guxim të shkojnë me rritje të pagave. Duke u fundosur kjo qeveri, e fundos edhe vendin”, tha ai, transmeton Indeksonline.

Ai shtoi më tej se koalicioni i tij me NISMA-n e VV-në është bërë pikërisht për të bërë ndryshime, pasi që ai e sheh që Kosova ka shumë nevojë për atë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here