Haradinaj pyet Thaçin e Mustafën: Si do të ndiheshit ju nëse jeni në opozitë e ju arrestojnë pa kurrfarë fakti

0

Kreu i AAK-së ka reaguar ndaj arrestimit të anëtarit të partisë së tij, Muhamet Kelmendi, të mërkurën në mesditë. Sipas tij, instrumentet e sigurisë në vend janë vendosur në funksion të pushtetit dhe nëpërmjet tyre po degradohen figurat të ndryshme dhe njerëzit e opozitës.

Haradinaj, publikisht iu është drejtuar kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçi dhe u ka bërë thirrje që ta ndalojnë këtë praktikë.

Lexoni të plotë reagimin e Ramush Haradinaj: 

Pyetje për Kryeministrat Mustafa- Thaçi:

Kur instrumentet shtetrore të sigurisë vihen në funksion të linçimit të personaliteteve publike, përmes arrestimeve spektakulare dhe, për më tepër, të një anëtari të Kryesisë së një partie opozitare, nuk mund të quhet ndryshe veç se terror sistematik i pushtetit ndaj një zëri ndryshe, ndaj një zëri të pastër opozitar.

Tregoni, si do ndiheshit ju, sikur në rrethana të kundërta, kur ju do të ishit në opozitë, një nga anëtarët tuaj të kryesisë do të ndalohej e arrestohej me inskenime “për terrorizëm”, përderisa e vërteta është krejt ndryshe.

Publikisht ju bëj thirrje t’i ndaloni praktikat e njollosjes së individëve dhe të personaliteteve, t’i ndaloni praktikat e njollosjes së oponentëve politikë, ta ndaloni luftën speciale mediatike për njollosjen e AAK-së.

A e dini që pushtetet ndërrohen?! Ky vend do të ketë qeverisje demokratike, së shpejti

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here