Haradinaj: Protesta nuk është thirrë për të thyer xhama

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se protesta e shtunës së ardhshme do të përkrahet nga qytetarët dhe se ajo nuk është thirrur për të thyer xhama por për ta ndryshuar situatën.

Kurse, Qeveria mund ta kundërshtojë protestën me ndonjë rezultat.

Haradinaj tha se protesta është treguar si instrument i dobishëm si në rastin e shkarkimit të një ministri ashtu edhe për Trepçën.
“Protesta mund të ndihmojë në uljen e çmimit të energjisë elektrike, në temat që kanë të bëjnë me informimin e qytetarëve, pra që të ketë një ekulibër në informim. Ne besojmë që do të ketë përkrahje, dhe nuk është protesta diçka që i bën dëm Kosovës. Nuk thirret protesta me thy xhama, pra protesta është t’i arrijmë qëllimet që i kemi nxjerr”, ka thënë Haradinaj.

Kurse, duke komentuar deklaratat e kryeministrit Mustafa, i cili ka thënë se nuk merret pushteti me protesta por me vota, Haradinaj tha se kjo është një thënie e vjetër e Mustafës, përcjell KP.

“Ajo që është me rëndësi, edhe ai edhe kolegët e tij në Qeveri, kish qenë mirë me kundërshtu protestën me ndonjë rezultat që kanë arrit në qeverisje, pra nuk mjafton kjo që ke marrë votën sepse atë votë e ke marrë me i përfundu disa punë, ta zëmë me i rritë pagat që është premtuar, me hap vende të punës me ç’kap shtetin, me ndal korrupsionin. Pra është gabim kryeministri sepse edhe ne kemi marr vota“, ka thënë ai.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here