Haradinaj paralajmëron ndryshime të shpejta, jep premtime “elektorale” para të rinjëve

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në Kuvendin e VII Zgjedhor të Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK) ka thënë sot se “Kosova po kalon momente të rëndësishme”.

“Dhe ju rinia mund t’i vini në shprehje aftësitë tuaja për zhvillimet dhe ndryshimet që mund të vijnë shpejt. AAK ka plane shumë përmbajtësore për ndryshim dhe zhvillim. Kemi plane të studiuara për arsimin, për shërimin e shëndetesisë e të gjitha lëmitë tjera, por jemi fokusuar në shtet ligjor dhe zhvillim ekonomik”, ka thënë kryetari Haradinaj.

Kreu i Aleancës ka thënë se me shtetin ligjor nuk do të ketë korrupsion, krim, e gjëra të tjera të këqija. “Ne si shtet duhet të fillojmë të merremi vetë me temat tona, cilatdo qofshin ato. Ne jemi kundër eksperimenteve me Kosovën. Të gjithë duhet të na trajtojnë dhe të na besojnë se jemi të gatshëm me i marrë vetë përgjegjësitë”.

Kryetari Haradinaj ka thënë se shqiptarët si popull 7 milionësh kanë resurse dhe kanë gjithandej potencial për të qenë populli faktor në rajon: “Ne, si popull, jemi 7 milionë shqiptarë, e mosha e re e popullsise na jep shpresë për rol dhe të drejtat tona në Ballkan”.

“Ndërsa, në aspektin ekonomik dhe zhvillimor, ne jemi të përkushtuar dhe kemi punuar dhe studiuar për hapjen e vendeve të reja të punës, për të sjellë papunësinë nën 10 %, dhe që paga mesatare të jetë 1000 €”, ka thënë kryetari Haradinaj para të rinjve alencistë.

Ai ka potencuar se Aleanca ka program, e ka projektin dhe vizionin e saktë dhe të qartë për ta bërë këtë. “Ekspertë të shumtë kanë punuar në krejt këtë kohë, në mënyrë të detajuar. E, në qendër të projektit dhe vizionit tonë, për kthimin e shpresë së këtij vendi është pikërisht rinia, jeni ju”, i ka siguruar ai të rinjtë e partisë së tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here