Haradinaj: Operacioni i sotëm policor në veri, në pajtim me ligjin

0

Kryeministri i Repulikës së Kosovës, Ramush Haradiaj, është prononcuar rreth rastit të arrestimeve të sotme në veri.

“Sot, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në veri të Kosovës është zhvilluar një operacion policor, që ndërlidhet me ndalimin e disa të dyshuarve për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

Ky veprim policor ishte në pajtim të plotë me ligjin, konform urdhërit të Prokurorisë Speciale, dhe nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë me asnjë zhvillim politik. Dua të siguroj të gjithë qytetarët se shteti i Kosovës dhe organet e tij të rendit, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë nuk do të orientohet kundër asnjë grupi etnik apo politik.

Thërras qytetarët, subjektet politike, kryetarët e komunave posaçërisht ata në veri dhe organet e tjera, që të kontribuojnë në mbajtjen dhe avancimin e qetësisë publike, në shërbim të paqes dhe stabilitetit.
Është më rëndësi që askush të mos bien pre e dezinformatave të ndryshme.

Ruajtja e rendit dhe respektimi i ligjit është në interes të të gjithëve në Kosovë.”, ka theksuar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here