Haradinaj: Nuk iu kundërpërgjigja Obamës, po bëhet fushatë e pistë kundër meje

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj shkrimeve të publikuara në medie në të cilat thuhej se ai i është kundërpërgjigjur presidentit amerikan Barack Obama.

Presidenti amerikan Barack Obama, i ka dhënë mbështetje marrëveshjes për demarkacion në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Haradinaj ka shprehur indinjatën e thellë, siç ka thënë ai, për fushatën e pistë propagandistike kundër tij.

Reagimi i plotë i Haradinaj lidhur me këtë çështje në Facebook:

Çmoj lartë angazhimin dhe interesimin e SHBA-së dhe të presidentit Amerikan Barack Obama, për Kosovën, në këtë kuadër edhe deklarimet e fundit për marrëveshjet e Kosovës me Serbinë dhe Malin e Zi.

Unë besoj fuqishëm se deklarimi i presidentit Obama për Demarkacionin, është mbështetje e një procesi të rëndësishëm për Kosovën, ashtu siç ka ndodhur në vazhdimësi dhe nuk e besoj që kjo mbështetje nënkupton përjashtimin e mundësisë së korrigjimit të gabimeve që kanë ndodhur në këtë proces. Kjo është ajo që kam kërkuar e për çfarë, besoj ta kemi edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Unë, AAK-ja dhe i gjithë populli i Kosovës, do t’i jemi përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara, për mbështetjen e parezervë e të vazhdueshme për lirinë, pavarësinë dhe prosperitetin e Kosovës.
Njëkohësisht shpreh indinjatën time të thellë me një fushatë të pistë propagandistike, ku disa media po provojnë që me çdo kusht të krijojnë perceptim të keq për mua dhe Aleancën, në rastin konkret, madje edhe duke e shfrytëzuar një përgjigje timen në pyetjen e një gazetari, për demarkacionin, e për ta shitur atë si kundërpërgjigje timen ndaj presidentit Obama.
 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here