Haradinaj: Nuk i frikësohem ekstradimit në Serbi

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili u arrestua dje në Aeroportin e Lubjanës ka thënë se nuk i frikësohet ekstradimit në Serbi, por ka thënë se në rastin e tij Sllovenia është sjellë turpshëm. “Unë jam në Lubjanë, po pres vendimin për t’ma kthyer pasaportën që të udhëtojë drejt Prishtinës. Kjo situatë është e papranueshme për mua, që Sllovenia nuk e ka pastruar këtë punë. Nëse nuk është gabim i tyre, nëse sistemi i tyre nuk ka gabuar, atëherë ky është një qëllim i keq i autoriteteve këtu. Nuk brengosem fare për Serbinë, unë jam qytetar i Kosovës”, ka thënë Haradinaj për N1.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here