Haradinaj: Nëse dikush ka problem me kërkesat tona, atëherë jemi të prishtë

0

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha se vendimi për taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës është legjitim dhe se ajo nuk do të hiqet në një të ardhme të afërt.

“Ai vendim është legjitim dhe për çfarëdo çmimi e varianti”, tha Haradinaj sot në konferencë për media, raporton RTKlive. Sipas tij taksa ndaj Serbisë dhe Bonjës mbetet deri në qershor.

Sipas tij qëndrimet e tij i ka shprehur edhe dje përmes letrës dërguar BE-së.

“Unë jam në vazhdimësi në ato vendime”, tha ai.  Haradinaj bëri me dije se deri më tani ka marrë përgjigje nga QUINT-i pas letrës dërguar dje.

Për shkarkimin e Ministrit Rikallo, kryeministri Haradinaj tha se do të respekton marrëveshjen me PSD-në dhe se kur të vije koha do të merr vendim. Për grevën tha se nuk do të jep komente për këtë.

Kryeministri Ramush Haradinaj, i pyetur nëse qëndrimi i tij i shprehur në letrën dërguar shteteve anëtare të QUINT-it, po i prish raportet me ndërkombëtarët, ai ka thënë se nëse nuk pranohen kushtet e vëna nga ai, atëherë nuk e ka dert nëse prishet me këdo.

Haradinaj po u bën ballë presionit të ndërkombëtarëve për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake, me forcimin e qëndrimit të tij për mosheqjen e tarifës prej 100 për qind.

Shefi i Qeverisë, pasi Ambasada amerikane i kërkoi që ta pezullojë menjëherë taksën, i ka shkruar SHBA-së dhe vendeve të tjera të QUINT-it, ndërsa thotë se nuk i intereson nëse dikë e pengojnë kushtet që ai ka vënë në këto letra, në mënyrë që të hiqet taksa.

“Nëse njëra nga kushtet që e kam nxjerrë unë më prish me dikë, nuk ka dert. Du me nejt mirë me të drejtën tem. Nëse dikush ka problem me ato kërkesa, atëherë jemi të prishtë. Nëse mujnë pa marrëveshje, mujmë edhe na. 2020-ta po vjen, Serbia ka me hy në BE. Nuk e di pse ne duhet me dhënë nga vetja në këto rrethana. Kushdo që ka problem, si i brendshëm si i jashtëm me këto kërkesa, del kundër të drejtës tonë. Ne nuk kemi mirëkuptim me dikë që ka probleme me këto kërkesa. I bjen tërheqje e njohjes. Unë nuk besoj që SHBA-ja ka probleme me këto kushte, por kushdo që ka, atëherë dihet në çfarë marrëdhëniesh futemi”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here