Haradinaj në Deçan: Ditët e mira për Kosovën janë duke ardhur

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan, me moton “Nënë Faleminderit”, me temën: Roli i gruas shqiptare në edukimin e brezave.
“Nënat tona të çmuara, gjithmonë na kanë edukuar që të jemi këta çfarë jemi sot, njerëz që e duam vendin dhe kombin, që nuk kursejmë asgjë për të mirën dhe për perspektivën e popullit tonë. Deçani gjatë gjithë historisë i ka dhënë shumë kombit dhe vendit tonë, poashtu ju garantoj se Deçani do të vazhdojë që të jetë i tillë gjithmonë.” është shprehur Haradinaj.

“Ju premtoj juve, nëna të dashura, që shumë shpejt do të jemi edhe në angazhime tjera dhe do të kemi kujdes më të shtuar për ju, sepse ju e meritoni këtë më shumë se çdo kush tjetër. Të jeni të sigurta se ditët e mira për popullin tonë dhe Kosovën janë duke ardhur dhe për këtë ju ftoj në angazhim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm”, tha mes të tjerash kryetari Ramush Haradinaj para nënave deçanase.
Gratë deçanase i kanë përshëndetur edhe kryetarja e Aleancës së Gruas, Magbule Shkodra dhe deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Time Kadriaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here