Haradinaj nderoi ushtarët e KFOR-it të rënë gjatë misionit në Kosovë

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot, në Shtabin Qendror të KFOR-it, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te pllaka memoriale për paqeruajtësit që dhanë jetën në Kosovë.

Haradinaj sipas një njoftimi nga Departamenti për Marrdhwnje me Publikun ka bërë homazhe i shoqëruar nga Komandanti i KFOR-it, gjeneral Francesco Paolo Figliuolo.

Me këtë rast, kryetari i AAK-sw, ka thënë se “Kosova dhe populli ynë do t’i kujtojnë përjetë ushtarët e KFOR-it, që ranë për të forcuar sigurinë dhe lirinë e vendit tone”.

“Prezenca e forcave të NATO-s në Kosovë është garant i paqes dhe stabilitetit për vendin tonë dhe rajonin. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, është shprehur kryetari Haradinaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here