Haradinaj: “Mustafa e Thaçi janë tyxharë”

0

Ramush Haradinaj po i quan tyxharë Isa Mustafën e Hashim Thaçin. “Janë tyxharë. Vetëm shikojini se si i marrin vendimet. Asnjë vendim nuk e mendojnë”, ka thënë Haradinaj, me rastin e hapjes së fushatës zgjedhore brenda AAK-së.

Ai e ka shpallur përgjegjës Thaçin për gjendjen në vend. “ Zotni Hashim Thaçi PDK-ja ka përgjegjësi pse është Kosova kështu sot, nuk e them këtë pse mendoj diçka të keqe për të dhe për PDK- në por kanë përgjegjësi pse është Kosova kështu. A munden ata me ndryshu që me u ndryshu gjendja, mujnë në rast se e kuptojnë se e kanë prish deri sa nuk e marrin vesh që e kanë prish Kosovën deri në një masë të madhe nuk kanë qysh me ndihmu se nuk e kanë marrë vesh që e kanë prish, nuk e dinë që e kanë prish, ndoshta kujtojnë që mirë e kanë ba, ndoshta mendojnë se ne jemi gabim”, ka thënë Haradinaj.

Lideri i AAK-së ësht shprehur se duhet gjetur mënyrën se si të dilet nga kjo gjendje për të ecur përpara.

“ E sot jemi bashkuar këtu për me e vendos më tutje çka duam prej vetës, çka duam me bo me vetën, e pse nëse pajtohemi që në Kosovë nuk jemi mirë, nëse pajtohemi që Kosova nuk është mirë, atëherë a mundet mu bo mirë si mundet mu bo, kush mundet ta bëjë, pra ky është vendimi që na duhet me marrë, kjo është ajo me çka na duhet me u preokupu, me mendu dhe për këta këtu jemi sot”, ka thënë ai.

Tyxhar është një term që nënkupton një tregtar të kafshëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here