Haradinaj: Më nuk do të lejojmë që të na fyejnë

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se qytetarët e vendit nuk do të lejojnë që të fyhen dhe nënçmohen edhe më tej nga vartës të kryeministrit Isa Mustafa. Kryetari i AAK-së është deklaruar edhe për shkarkimin e mundshëm të ministrit për Kthim Aleksandar Jabllanoviq.

“A e ka guximin kryeministri Mustafa me vepru nuk di unë nuk mundem me fol për këtë, por unë e di me tregu se ne si qytetar të vendit nuk do të lejojmë më tutje një nënçmim, një mohim, një arrogancë ndaj qytetarëve”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka deklaruar se protestat e së martës kanë dhënë argumente që çështja e Trepçës duhet të bisedohet vetëm në Kosovë, dhe të zgjidhet vetëm në institucionet e vendit, duke u shndërruar kështu në ndërmarrje publike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here