Haradinaj: Masat ndaj Serbisë nuk duhet të hiqen derisa ajo nuk e njeh Kosovën si shtet

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se masat që janë vendosur për produktet që vijnë nga Serbia nuk duhet t’ë hiqen derisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Haradinaj në seancën për politikën e jashtme, ka pranuar se politika e jashtme i ka të metat e veta dhe ka vend për kritikë.

Sipas kryeministrit, në këto 10 vitet e fundit, kanë mësuar se vetëm përshtatja në rrethana të caktuara nuk mjafton pasi nuk ndërron asgjë.

“Në kapacitetin veprues si Kosovë do t’i shfrytëzojmë ato drejta që i kemi që ta respektojmë vetën dhe nëse ka gatishmëri për të na respektuar shteti fqinjë jemi për, por unë mendoj që masat që janë vendosur për produktet që vijnë nga Serbia, duhet të jenë të përhershme deri në njohje, derisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran nuk duhet t’i heqim, do të kemi këshilla të mira, do të kemi lutje, përkrahje, do të na jepet edhe ndonjë çmim si kundërvlerë për këto masa, por nuk është mirë Kosova më t’i heq derisa nuk njihet pavarësia e Kosovës. Pse e them këtë, jo që e kemi zbuluar ne Amerikën por iu siguroj që pa një qasje të këtillë është e pamundshme të arrihet një marrëveshje ndërkombëtare, ligjërisht  obligative e njohjes të ndërsjellët, nëse nuk e kemi këtë qëndrueshmëri, nëse nuk dimë të qëndrojmë, atëherë ne vet po heqim dorë nga vetvetja e pse të na pranoj tjetri, harroni këtë“, ka thënë Haradinaj.

“Te taksa i lus sipërmarrësit tonë të na kuptojnë nuk e kemi bërë këtë si kundërmasë ndaj sipërmarrësit tonë, ose ndaj atyre që ushqejnë mijëra familje se kanë njerëz në punë, nuk e kemi bërë për hatër të produkteve vendore, se nuk është ashtu, e kemi bërë prej zorit, zori na ka pru këtu ku jemi por pa u hequr ky zor nuk është mirë askush me keqpërdorë këtë situatë, qoftë me i rrit çmimet, qoftë me kujtua që bëjnë presion mbi qeverinë me çmime, mos ta mendojnë kështu, mos të marrin ndonjë këshillë nga vendi fqinjë, rritni çmimet se qeveri lëshon pe, mosni ashtu se nuk është rruga e duhur, i shkaktoni telashe vetit dhe neve por nuk dilet nga kjo gjendje ashtu, i lus afaristët e di pse po iu them, nuk është rrugë ajo, të rrimë bashkë sepse kemi me dal bashkë“, ka thënë Haradinaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here