Haradinaj: Letra e Presidentit Trump, presidentit Thaçi, lajm i mirë për shtetin e Kosovës

0

G

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar letrën që Presidentit Trump ai ka dërguar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo letër dëshmon edhe njëherë se Amerika është aleat i fuqishëm i Kosovës.

“Letra e Presidentit Trump është lajm i mirë për shtetin dhe popullin e Kosovës. ShBA që nga fillimi ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrahësja më e fuqishme e shtetit të Kosovës, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës mbështes fuqishëm çdo përpjekje për unifikim të qëndrimeve të spektrit politik dhe përgatitjeve të shpejta për përmbylljen e marrëveshjes gjithpërfshirëse ligjërisht obligative ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Haradinaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here