Haradinaj letër Mogherinit për taksën

0

Kërkesës së Përfaqësuese së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mohgerinit rreth suspendim të taksës së vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës i është përgjigjur kryeministri, Ramush Haradinaj.

Haradinaj në një letër dërguar Mogherinit, thotë se edhe 20 vjet pas luftës, 10 vjet pas pavarësisë dhe pesë vjet pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel, “realiteti në progresin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka qenë minimal dhe në të fakt tashmë ka ngecur plotësisht”.

“Nuk ka arsye për fajësim për situatën në të cilën e gjejmë veten tani, sepse ju të gjithë jeni të vetëdijshëm për realitetin. Ajo që na nevojitet tani është një iniciative e re për ngritjen e dialogut në një nivel ku çështjet siç janë tarifat, të përfshihen në një zgjidhje më të gjerë”, thuhet në letrën e Haradinajt të cilen e ka siguruar lajmi.net.

Po ashtu me tej në këtë letër thuhet se roli i BE-së është vendimtar në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

“Do të isha shumë i lumtur nëse kam mundësinë të ju takoj të hënën dhe t’ua sqaroj pikëpamjet e mia në mënyrë më të plotë dhe ta dëgjoj përgjigjen tuaj. Roli i BE-së është jetik për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Unë besoj fuqishëm se zgjidhja është e mundshme me angazhimin tuaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here