Haradinaj kundër vendimit të Komisionit Parlamentar për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë kundër vendimit të Komisionit Parlamentar për të proceduar në Kuvend ligjin që ua zvogëlon pagat sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka ftuar deputetët që të mos e dëmtojnë sistemin e drejtësisë dhe të reflektojnë ndaj vendimit të Komisionit.

“Policë, Prokurorë dhe Gjyqtarë të pavarur dhe të dinjitetshëm, do të thotë më shumë siguri dhe më shumë zhvillim ekonomik! Në këtë mision, Qeveria e Republikës së Kosovës që në fillim të mandatit, vendosi për rritjen e pagave në këtë sektor, si pjesë e fuqizimit të sundimit të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Haradinaj.

“Sot, jam i shqetësuar me vendimin e Komisionit Parlamentar, për të procesuar Ligjin për Paga, me ndryshimet në kundërshtim të misionit tonë, me paga të zvogëluara në sistemin Gjyqësor dhe Prokurorial. Ftoj Komisionin, Kuvendin dhe deputetët që mos ta dëmtojnë sistemin e drejtësisë dhe të reflektojnë, duke u bërë bashkë në mbrojtje të sundimit të ligjit”, ka shkruar veç të tjerash ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here