Haradinaj: “Isë e Hashim, shkoni”

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qenë i pari që i është drejtuar masës së mbledhur në Prishtinë me rastin e protestës.

“Ka ndodhë shpesh që pushtetarët të mashtrojnë qytetarët. Këta e kanë armiqësuar popullin, këtë armiqësi e kanë shfrytëzuar armiqtë tanë. Kur Isa e Hashimi u bënë bashkë i harruan ato që i kishin thënë për njëri tjetrin. Këtyre shumë njerëz po iu thonë Jo, atdhetarët, të rinjtë e të rejat, të gjithë. Jo Isë, Jo Hashim, shkoni. Këta në ditët e fundit po e tregojnë egërsinë e vet, këta po shpërndajnë panikë te miqtë e Kosovës për opozitën. Por miqtë e Koosvës e dinë që këta mashtrues nuk janë Kosova”, ka thënë ai.  “Shkoni po iu themi ne këtyre, që të keni shtet me sovranitet…, shkoni se populli nuk iu duron më”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here