Haradinaj i uron gratë duke shfaqur respekt ndaj një jetëgjate kosovare

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zgjedhur që duke e vizituar një nga femrat më jetëgjata të Kosovës të përcjellë mesazhin e tij për 8 Marsin-Ditën e Gruas. “Isha në vizitë sot tek Nëna Fatime, 109 vjeçe nga Bardhoshi, e cila personifikon nënën dhe sakrificën, jetën dhe familjen”, ka njoftuar ai përmes rrjetit social “Facebook”. “Le të ngrejmë lart sot të gjitha arritjet e grave kosovare, sakrificën e rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluan ato, dhe kontributin e tyre të pamohueshëm për Kosovën. Le të angazhohemi më tepër për të gjitha femrat që ende nuk gëzojnë vendin e merituar në familje e shoqëri, deri atje ku ajo nuk ka mundësi të shkollohet, të votojë, të zgjedhet, të drejtojë biznes, e të zhvillojë jetën e aktivitetin e saj pa dhunë e diskriminim”, ka porositur lideri i AAK-së. “Gruaja kosovare historikisht ka qenë shtyllë e familjes dhe kombit. Le t’a nderojmë dhe respektojmë çdo ditë atë. Kur vajzat dhe gratë kanë çasje në edukim e punë, familjet dhe shoqëria janë më produktive. Unë angazhohem pandërprerë për këtë qëllim”, është shprehur ai duke ua uruar 8 Marsin,  grave kosovare. Në një fotografi të postuar bashk me njoftimin shihet një tufë lulesh në duartë e të moshuarës, ndërkohë që Haradinaj i mban dy fëmijë në prehër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here