Haradinaj i thërret Mustafës: “Po kompremetohet rendi kushtetues”

0

Lideri i AAK- së Ramush Haradinaj ka bindjen se rendi kushtetuese po komprometohet nga marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj i ka bërë thirrje Kryeministrit Mustafa të mos e ndjek praktikën e Hashim Thaçit por t’iu tregojë qytetarëve të Kosovës se çfarë marrëveshja ka nënshkruar në Bruksel me Aleksander Vuçiqin. “I bëj thirrje Kryeministrit Mustafa që të ndërpresë praktikat e deritashme, të trasuara nga ish-kryeministri Thaçi, duke bërë njoftimet për qytetarët e Kosovës vetëm pas nënshkrimit të marrëveshjeve, nga Brukseli. Shqetësohem për nxitimin që të arrihet marrëveshje për drejtësinë, i cili rezultoi me improvizim përmes kuotave të veçanta dhe që kompromiton rendin kushtetues të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. “Pres raportim në saktësi dhe në detaje në seancën e nesërme parlamentare lidhur me dokumentin e marrëveshjes në fjalë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here