Haradinaj: I thashë Jabllanoviqit të kërkojë falje

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, që u pa afër Aleksander Jabllanoviqit sot në Kuvend, bashkë me Fatmir Limajn e Nisma për Kosovës, thotë se i tha atij që duhet kërkuar falje. Haradinaj thotë se kjo është dashur të ndodhte dhe se ky ishte qëndrimi i tij që në fillim. “Është e nevojshme me kërku falje për një deklaratë që i ka ofendu nënat e viktimave. Ka qenë një mendim i imi i vazhdueshëm që të tërhiqet ajo deklaratë. (pyetja: a i thatë atij të kërkojë falje?)… Kuptohet që po, është mendim i imi që e kam shpreh publikisht”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here