Haradinaj i bënë thirrje BE-së që “pas miratimit të demarkacionit të bëjë punën që i mbetet”

0

Kryeministri Ramush Haradinaj pas ratifikimit të Demarkacionit ka falënderuar të gjithë deputetët për votën e tyre dhe ka thënë se tashmë Kosova pret nga Bashkimi Europian që ta bëjë pjesën e vet.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Kuvendi i Kosovës me sukses ratifikoi Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi. Mirënjohës për të gjithë deputetët që votuan pro, si dhe për durimin dhe mirëkuptimin e popullit të Kosovës.

E përkushtuar në krijimin e një shoqërie demokratike, të bazuar në rend e ligj, Kosova tani pret që Bashkimi Evropian të bëjë pjesën e vet, ashtu siç u premtua, që më në fund qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja e lirë në BE, si të gjithë evropianëve tjerë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here