Haradinaj fotografohet pas mesnate para hotelit në Slloveni

0

Alban Dërmaku, këshilltar i liderit të AAK-së, Ramush Haradiaj, e ka postuar një fotografi bashkë me të para hotelit ku po qëndron Haradinaj në Slloveni. Dërmaku ka bërë edhe një koment mbi fotografinë: “Sistem i absurdeve! Deri kur padrejtesite?”, ka shkruar ai.

Ndryshe Haradinaj është liruar, porse ai akoma nuk e ka lëshuar shtetin e Sllovenisë.

Prokurorja shtetërore e Sllovenisë, Marinka Jeraj ka sqaruar se megjithë lirimin, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duhet të mbetet në Slloveni.

Sipas saj, Haradinaj duhet te qendroje derisa të sqaroher nëse flet-arresti ende është valid apo jo.
Ajo nuk ka mundur të thotë se sa gjatë do të zgjasin këto procedura.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here