Haradinaj: “Besimi im në ShBA nuk ndryshon me vizë apo pa të”

0

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se ka besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe se ky besim nuk do të zbehet edhe nëse i japin ose i refuzojnë vizën.

Kreu i ekzekutivit gjatë takimit me 120 studentë nga Vjena dhe Venediku nga programi i studimeve “Europian Master in Human Rights and Democratisation”, shtoi se ky shtet ka ndihmuar Kosovën që nga viti 1999, prandaj edhe nuk do të ndërrojnë qëndrim.

“Besimi im në ShBA nuk ndryshon me vizë apo pa të, na kanë ndihmuar në vitin 99, por ky është vendim i një shteti dhe nuk do ndryshojë asgjë tjetër”, tha ai.

Mediet kanë raportuar se Haradinajt i është refuzuar viza për SHBA.
t

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here