Haradinaj: Arrestimi Molliqajt, shprehje e nervozës që protesta e fundit ishte paqësore

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, arrestimin e sotëm të sekretarit organizativ të Lëvizjes VETVENDOSJE, Dardan Molliqaj, e konsideron si “mungesë të çdo kredoje morale të këtij pushteti”.

“Në kohë grevash dhe shprehjeje të pakënaqësive kolektive të popullit të Kosovës, qeveria e tandemit Mustafa-Thaçi, në vend të ofrimit të zgjidhjeve, po i ofrojnë Kosovës spektakle dhune. Në asnjë mënyrë nuk e kontestojmë të drejtën që drejtësia të funksionojë, por veprimet e tilla, si sot, më tepër duken si shprehje e nervozës dhe dëshprimit që protesta e fundit ishte paqësore”, ka theksuar Haradinaj.
“Ky pushtet, me vetëdije apo pa të, po vihet çdo ditë e më shumë në funksion të dhunës”, thuhet në reagimin e kryetarit Harardinaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here