Haradinaj: Amerikë, ndihmona t’i ndalojmë marrëveshjet

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj para një numri të madh protestuesish në Pejë të cilët po kundërshtojnë Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe atë të Demarkacionit me Malin e Zi tha se këto dy marrëveshje nuk do të mund të kalojnë asnjëherë dhe se qytetarët e Kosovës nuk do të lejojnë që Serbia të kthehet në Kosovë.

Ai është pritur me duartrokitje të mëdha.

Haradinaj u ka thënë pejanëve se Peja është vend i lirisë së njerëzve të lirë që janë flijuar shumë për këtë liri.

“Si njerëz të mirë në Dukagjin jo vetëm që jemi të lirë por duam që të gjithë të jenë të lirë komunitetet, edhe qytetarët serb të jenë të lirë në Kosovë por ne nuk e lejojmë Serbinë me u kthy në Kosovë”, tha Haradinaj.

Ai ka një lutje për Amerikën e cila sipas tij duhet ta ndihmojnë që të ndalojnë këto marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

“ Kërkojmë nga Amerika të ecim të lirë si shtet sovran”, tha Haradinaj. Ai u ka dërguar porosi edhe Policisë dhe atyre që janë në Qeveri, raporton Kosova Press.

“Kam një mesazh për ata që marrin rrogë prej Hashimit e Isës qofshin ata ministra a çka do qoftë, mos harroni se shefat e juve do iu marrin në qafë dhe për këtë thoni: jo shefave të juve se rrogëtarët nuk i duhen askujt”, tha Haradinaj.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here