Hapi i parë për ta bërë ministër, Meta liron Lleshajn si gjeneral

0

Presidenti Ilir Meta ka bërë hapin e parë drejt rrugës së dekretimit të Sandër Lleshajt si ministër të Brendshëm.

Kreu i shtetit, ka dekretuar nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj.

Afati i fundit për dekretimin e Lleshajt është sonte në mesnatë në orën 00:00. Kjo është hera e dytë që kryeministri Edi Rama çon për dekretim emrin e Lleshajt dhe më herët Meta kishte thënë se do të respektonte afatin e përcaktuar në Kushtetutë.

Ndërkohë, një ditë më parë Presidenti i deklaroi se e njeh shumë mirë Kushtetutën e vendit në lidhje me dekretimin e ministrave dhe asnjë lloj presioni nuk mund të ndikojë tek ai për të shkelur Kushtetutën.

DEKRET PËR NXJERRJEN NË LIRIM TË OFICERIT ME GRADË MADHORE

Në mbështetje të nenit 93, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, shkronja “g”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 26 pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes nr. 8210/1 prot., datë 15.11.2018,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, nxirret në lirim.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 10955

Tiranë, më 16.11.2018

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here