Hapet resorti i parë i marihuanës në SHBA

0

usa1

Një fis amerikan në Dakotën Jugore po planifikon të hapë resortin e parë të marihuanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fisi prej 400 anëtarësh, Santee Sioux, tashmë drejton një hotel, një kazino dhe një fermë dhe shpreson se një resort i tillë, ku prodhohet dhe konsumohet marihuanë, do të jetë një gjenerator i ri i të ardhurave.

Marihuana nuk është e ligjshme në Dakotën Jugore, por fisit i është lejuar që të rritë bimën narkotike që nga qershori i këtij viti.

Resorti do të hapet në prag të Vitit të Ri dhe do të jetë vetëm me rezervimin. Marihuana do të kultivohet dhe madje do të ofrohet në një sallë pritjeje. Salla do të ketë lojëra, ushqim, një bar dhe muzikë.

“Ne duam që ajo të jetë një shesh lojërash për të rritur”, tha kreu i fisit Anthony Reider për agjencinë e lajmeve AP.

“Askund tjetër në Amerikë nuk do të ketë një diçka të tillë”, u shpreh ai ndërsa theksoi se pritet të arrihet një fitim deri në 2 milionë dollarë në muaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here