Hapen 250 vende pune për ta ndaluar migrimin

0

EDONA JERLIU

Kompania ‘’MaxTel’’ GMBH me seli në lagjen “Ulpiana” të komunës së Prishtinës ka hapur rreth 250 vende të punës me qëllimin, që siç thonë ata, të rinjtë kosovarë të mos largohen nga vendi. Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, kjo është një iniciativë që është ndërmarrë për të rinjtë që kanë njohuri të gjuhës gjermane, duke parë kaosin e krijuar me migrimin ilagal të qytetarëve të Kosovës, dhe në këtë drejtim ‘’MaxTel’’ ka marrë këtë vendim që të pranojë një numër të konsiderueshëm të punëtorëve me qëllim që pengohet migrimi ilegal i fuqisë punëtore. “Ky hap është ndërrmarë me qëllimin që të parandalohet migrimi ilegal për në vendet e BE-së i të rinjëve të Kosovës. Andaj kompania jonë kërkon 250 punëtorë të cilët kryesisht kanë njohuri të gjuhës gjermane’’, është shprehur Kreshnik Maxhuni, anëtar i kompanisë ‘’MaxTel’’. Sipas Maxhunit paga për këta punëtor do të jetë nga 350 deri më 810 euro, ku që secili që paraqitet për këtë punë, në start do të ketë edhe 50 euro bonus. Ai ka theksuar se përparësi kanë të kthyerit nga Hungaria dhe të gjithë ata që do ta grisin biletën e blerë për migrim. Përndryshe kompania ‘’MaxTel’’ operon përveç Prishtinës edhe në Fushë-Kosovë, Lipjan, Pejë dhe Ferizaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here