Hamburg:në një kamp azili serbi i dehur nxit përleshjen në mes serbëve dhe shqiptarëve

0

Me një operacion të gjerë policia e Hamburgut ka penguar të hënën në mbrëmje një përleshje masive mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosoves, në një kamp azili në rrethin e Bahrenfeldit.

Iniciator i problemeve ka qenë një serb i dehur, ka thënë policia të martën, raporton “uena.de”, njofton albinfo.ch.

38-vjeçari serb, së bashku me dy meshkuj të tjerë, janë fjalosur me një djalë të ri nga Kosova. Sigurimi i qendrës është përpjekur për të ndërmjetësuar rastin, por nuk ka arritur. Situata është përshkallëzuar dhe rreth 100 serbë dhe kosovarë kanë marrë pjesë në këtë përleshje.

Rreth 30 policë gjermanë kanë ndërhyrë për t’i ndarë dy grupet, ndërsa 38-vjeçari serb së bashku me një person tjetër janë ndalur në paraburgim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here