Hamburg e fal Valon Behramin për kacafytjen me bashkëlojtarin

0

Valon Behrami është falur nga Hamburg për kacafytjen që pati me bashkëlojtarin Johan Djourou gjatë duelit kundër Wolfsburgut, ka bërë të ditur e përditshmja gjermane “Bild”.

Vendimi është marrë nga trajneri Peter Knabel, pasi Behrami dhe Djourou janë pajtuar mes vete.

Andaj, Behrami do të jetë sërish në dispozicion të skuadrës për ndeshjen e ardhshme kundër Werder Bremenit ndërsa bashkëlojtari i tij nga Përfaqësuesja e Zvicrës, Djourou, do të mungojë për shkak të suspendimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here