Halit Krasniqi: ‘​Opozita po synon ardhjen në pushtet përmes anarkisë’

0

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PDK’së, Halit Krasniqi, ka thënë se opozita në Kosovë, VV, AAK dhe NISMA po dëshirojnë të vijnë në pushtet përmes anarkisë.

Sipas tij, kjo është metoda e preferuar e opozitës, shkruan Express.

“Nuk do të duhej që kjo të ndodhë edhe përmes anarkisë së preferuar nga opozita e vendit tonë aktualisht, për faktin se kemi këtë shtet filizë. Por ky fakt do të duhej ta bëjë edhe pozitën më të përgjegjshme në veprimet e saj dhe më transparente me qytetarët, të organizuar në opozitë dhe të renditur në shoqërinë civile. Në gjendjen e rendë sociale që gjendet kjo shoqëri jona, manipulimi i qytetarit me forma pseudopolitike është bërë tmerrësisht i lehtë”, ka shkruar Krasniqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here