Halim Kosova pranon humbjen dhe uron Veliajn: Shpresoj që të mbajë premtimet

0

Kandidati i APPD-së, Halim Kosova e pranoi humbjen dhe i uroi fitoren kundërshtarit të tij politik, Erion Veliajt. Gjithashtu ai falënderoi qytetarët e Tiranës që e votuan dhe ekipin mbështetës.

“Dua të falënderoj qytetarët e Tiranës që me votuan dhe Partinë Demokratike që më mbështeti. Kjo garë mbetet përvoja më e shkëlqyer në jetën time. Dua të uroj Erion Veliajn dhe shpresoj që të mbajë premtimet dhe të mos zhgënjejë qytetarët e Tiranës. Angazhimi im për të marrë përgjegjësit në interesin e tyre do të vazhdojë pa u lëkundur dhe për asnjë çast”, tha Halimi./Gazeta Shqip/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here