Halim Kosova feston bashkë me të rinjtë socialistë në Tiranë

0

Halim Kosova, kandidati i PD-së që pësoi debakël në këto zgjedhje, ka festuar mbrëmjen e të së martës bashkë me disa të rinjë socialistë të Tiranës, duke shënuar rast unik në historinë e zgjedhjeve shqiptare ku humbësi uron dhe feston fitoren e kundërshtarit.

Kandidati i PD-së duket se ka lënë pas hidhërimin e disfatës dhe i është bashkuar një grupi të rinjsh të strukturave të FRESSH-it, për të harruar gjithçka.

Respekti për figurën e mjekut të njohur që kandidoi përballë kryetarit të ri të Bashkisë, Erion Veliaj, është përshëndetur nga vetë të rinjtë të cilët postuan foton në Facebook.

Edhe gjatë fushatës zgjedhore mungoi kampanja e zezë e sulmeve ndaj kundërshtarit. Shqipëria që ishte shembull për antifushatë, dëshmoi kulturë të lartë politike në këto zgjedhje. (RN)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here