Halil Matoshi thotë se po ndiqet nga “milicia sekrete fashiste e Vetëvendosjes”

0

Analisti Halil Matoshi në një adresim të tij publik ka tërhequr vërejtjen se po “survejohet” nga Lëvizja Vetëvendosje në çdo hap të tij. Ai me një gjuhë të ashpër veprimet e tilla i ka krahasuar me ato të UDB-së e të SHIK-ut dhe ka theksuar se nuk merakoset fare për to, apo siq është shprehur “nuk i ha palla”.

 

Më poshtë mund ta lexoni të plotë adresimin e Matoshit:

 

S’me ha palla per kopallat e milicive sekrete fashiste te VV–se!

Levizja “Vetevendosje” si ne kohnat ma t’errta te Stalinit dhe Enverit e Titos po me survejon e kontrollon cdo fjali e fotogarfi, ne profilin tem ne FB por edhe ne cdo ndej, ceremoni apo ne rruge e kafene.
Kshtu paskan vepru permes ni portali propagandistik – fashist: “QdheQ.”
Keta spiune te harbuem e t’verbuem nuk e dijne se kam qen bashkkohanik e bashkveprimtar me Rugoven dhe njiherit anetar i delegacionit kosovar (Alternativa kosovare) ne Kongresin Amerikan (1990), si Kryetar i Paralmentit Rinor, te pares organizate antikomuniste ne Kosoven e viteve ’90 per cka edhe jam arrestue nga regjimi serb serb sebashku me tete aktiviste (nder ta edhe Blerim Shala.)
Por mbi te gjitha Rugoven e kam pase mik te letarve (recensent i librit tim te pare poetik “Fryme varresh ne dallgore…” e redaktor te shume shkrimeve tjera…
Prandej marrite e VV-se qe keqpredorin profilin tim ne FB jane friksuese!
Ne homazhet per Rugoven kishte dje edhe anetar te partive tjera politike por mbi te gjitha nuk ishin vetem ata te LDK-se, me shume nga te cilet une njihem qe nga rezistenca e viteve ’90.
Asht per t’u vajtue tendenca e VV-se qe abuzon ne kete menyre, duke me cilesu si te anshem fhe joobjektiv ne opinionet dhe analizat e mia…
Derisa une jam qytetar i lire ne kete vend kam te drejte te shtrengoj duart e te pi caffe me secilin qytetar poashtu te lire te Republikes.
Kjo mesymje asht thjesht stalinizem – ashtu sic bani edhe Shpend Ahmeti duke shkrue fletrrufe (tuj ia humbe punen) kunder ni qike te re, gazetareje te re – vajzes sime Artiana H. Matoshi – e cila ne menyre shume korrekte e te paanshme per tre vjet e kishte percjelle Komunen e Prishtines…
Porse VV-ja me metodat e lincit po tenton me me ba me hesht per marrezite e tyne, gja qe nuk ka mund me e ba as fashizmi i Millosheviqit…
Keto survejime e kontrollime jan e identike me ato te UDB-se dikur dhe te SHIK-ut (jane enjajta shkolle spiunazhi) dhe synojne denigrimin tim, por jane aq te marra e t’bame nga marroc e rrugac, sa qe njeriu normal ne kete vend ma nuk u beson…
Keso sulmesh fashiste ndaj meje kane ba edhe baballaret e tyne ideologjik, majtistet ekstremist te Kosoves. Pra tashti bijat e bijte tyne sigurimesa me jane leshue ne sh’pine…
Porse, ua baj me dije se kam perjetu furtuna ma te medha dhe i kam mbijetu e mund tuj i shpjere ne plehun e historise…aty ku e kane vendin keto fundrrina!!!

.PS.
Une kam qene ne promovimin e librit te ni grupi autoresh per Rugoven ne Bibliotekn Kombetare ku edhe une jam i perfshime me ni shkrim dhe ne ekspoziten e artistit Fahredin Spahija, ku jame taku e jam pershendet me familjen e Presidentit horik te Republikes se Kosoves, Dr. Brahim Rugova….
Poashtu, u baj me dije fashisteve te VV-se se Shefki Gashin e kam mik sh’pie!
Kurse Bardhyl Meta, Alfred Beka e Ndue Ukaj jane koleg e ish koleg te mi gazetar dhe miq te letrave shqipe!
E ju spiune, muk qoj kohen posht me u dhane sqarime kurre – publikut tem qe me lexon e degjon – po!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here