Halil Matoshi: Nuk dalë në protestë, nuk e ka asnjë qëllim

0

 

Analisti politik, Halil Matoshi, e ka përjashtuar mundësinë e pjesëmarrjes së tij në protestën e sotme që organizohet në Prishtinë kundër ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, dhe për kombinatin “Trepça”.

Sipas tij, arsyet për të cilat po thuhet se mbahen protestat nuk qëndrojnë dhe protesta nuk ka një qëllim në vete.

TEKSTI I PLOTË:

Protesta është e drejtë civile por duhet të ketë një qëllim final, që synon arritjen e një të drejte a mbrojtje të drejtësisë. Pra protesta tfillohet kundër një të keqeje dhe për një të mirë të përgjithshme. Kjo e sotshmja nuk ka asnjë qëllim, sepse nuk angazhohet për diçka por vetëm kundër diçkahit; Pos që Lëvizja VV synon të dëshmojë s e është këtu, se është me popullin dhe është në element, në specialitetin e vet: rrugën!…
Opozita u abshkua me gjysmë goje sot me protestën, jo që është e bindur se ka të drejtë, por thjeshtë sepse është kundër Qeverisë.
Dhe do isha pjesë e saj pot ë ishte vërtet kundër keqqeverisjes, korrupsionit, krimit të organizuar, nepotizmit dhe zhvatjes!”
Por jo, s’është e tillë!
Me vjen keq që po manipulohen sidomos rinia shkolllore dhe fëmijtë…
Prindë, mos I lini fëmiojtë rrugëve se jeni kah ua shkatërroni ëndrrat e tyre dhe të ardhmen e tyre!
Në Koosvë, ende këto nprotesta i aranzhon, organizon dhe kontrollon vet pushteti, për ta zhvendos vëmendjen e qytetarëve nga problemet e vërteta, reale, si mosundimi i ligjit dhe korrupsioni tmerrues; Pra duhet të protestohet për ta shpëtuar shtetin që të mos e dështojë kjo klasë politike e korruptuar, injorante dhe pa ide, këta oligarkë që qytetarëve po ua rjepin lëkurën, e jo tërë energjia të drejtohet kundër një serbi kosovar, qytetar i Kosovës i cili, për gjuhën e tij raciste ka kërkuar falje publike; Sëpaku e tha serbisht: Më vjen keq!
Po ashtu po manipulohet dendur me Trepçën (grevën) që e shpiken segmete të PDK-së dhe po ato e mbyllen si çështje, kur e arriti efektin. E para, e zhvendosi vëmendjen e qyteatërve nga mjerimi dhe ikja massive kah HUngaria; sëdyti përmes saj pushteti deshti ta shanatazhonte pak ca Bashkësinë Ndërkombëtare lidhur me Gjykatën Speciale për krime lufte – me demek me u kallxu që ka potenciale shpërthyese në këtë vend, prandaj kujdes… Këtë e pranoi padashje (i rrëshqiti fjala!?) Hajredin KuçI I cili tha se Gjykata Speciale është politike! Bash kur shumica e kosoavrëve qanin për Trepçën! Por dijeni, Trepça do të harrohet shpejt! Sepse I konevnon QEveriusë të harrohet… Jablanovic po ashtu, do të harrohet shpejt sepse ai nuk bie pa ra Isa e Hashimi (Marrëveshja është trepalëshe!)
E për çka pra po protestohet?
Kujdes, se këtë shtet (sado I kapur dhe I lodhtë!) do ta mbrojnë koosvarët, sepse nuk kanë shtet rezervë. Koosva nuk është project dhjetë vjeçar, që duhet mësyrë për ta zhvatë e vjedhë, që të bëhet rrangallë e të shitet e blihet, të ndahet mbase mes shetteve fqinje – kurse elitat politike të ketojnë në luks, në Dubai, Qipro, Selanik, LUbjanë ose edhe në Panama e Kolumbi!!!
Mos u bëni aq të lehtë sa t’u manipulojë secili njeri që synon të qëndrojë ose vijë në pushtet!!!
Sepse secila parti e dëshmoi tashmë se lufton për pushtet personal, jo për qyteatrët!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here