Halil Matoshi: Me juve Avni Rrustema do të merret Kryprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi

0

Analisti politik Halil Matoshi ka thënë se të gjithë ata që i kërcënojnë të tjerët në Facebook do të ballafaqohen me Kryeprokurorin e shtetit Aleksander Lumezi. Kjo siç mund të kuptohet pas një fushate kundër publicistit Veton Surroi lidhur me ato që i kishte thënë në Beograd e ku njerëzit nisën të reagojnë.

Postimi i Matoshit:

 

Kercenuesit ne Facebook dhe Kryeprokurori i shtetit Aleksander Lumezi

Te gjithe Juve qe kercenoni ne Facebook me vrasje e me atentate terroriste ala Avni Rrustemi, qe shani e fyeni te tjeret per bindjet e tyne te lira, Aleksander Lumezi – Prokurori i shtetit po u lexon dhe do t’i nis hetimet ndaj jush ‘Ex officio’: Neni 185 i Kodit Penal te Kosoves thote: Kanosja.-
1. Kushdo që seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit te personi i tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj. 
2. Kushdo që seriozisht i kanoset personit tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do ta privojë nga jeta ose se do t’i shkaktojë lëndim të rëndë trupor, se do ta rrëmbejë ose privojë nga liria ndonjë person tjetër ose se do ta dëmtojë me armë zjarri, me shpërthim ose me mjete të tjera të rrezikshme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. 
3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet ndaj personit zyrtar në lidhje me punën apo me pozitën e tij ose ndaj disa personave ose kur vepra kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here