Halil Matoshi ia publikon Glauk Konjufcës fotografinë ku është edhe Kadri Veseli

0

Analisti politik Halil Matoshi ka ironizuar me një fotografi të Glauk Konjufcës së lëvizjes Vetëvendosje!, të shkrepur në Tiranë, si pjesë e delegacionit të Kuvendit të Kosovës me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Poenta e Matoshit është që në të njëjtën fotografi duket edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ të Kosovës, tash kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Konjufca është njëri nga nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.  “Tirane, 10 shkurt. 2015: Fotografia qe pasunon biografine politike dhe intelektuale te revolucionarit Glauk Konjufca!”, ka qenë komenti me të cilin Matoshi e ka shoqëruar postimin e fotografisë në rrjetin social Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here