Halil Matoshi Edi Ramës: “Boll ma, hiq duart nga Kosova”

0

Publicisti Halil Matoshi i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të heqë dorë nga paternalizmi në raport me Kosovën.

Këto komente Matoshi i ka bërë pas reagimeve që kanë bërë faktorët ndërkombëtarë lidhur me qëndrimet e Ramës për bashkimin e shqiptarëve.

“Ambasada e SHBA’ve në Tiranë i reagon Ramës: “Kjo gjuhë nuk çon drejt BE’së”.
Maja Konçiaçiç, zëdhënëse e Komisionit Europian, tha: “Këto komente për Bashkim janë një provokim i papranueshëm”.
Vërtet Rama si Kryeministër i Republikës së Shqipnisë le të flasë c’te dojë, ama kush ia ka dhanë të drejten me e impliku Kosovën si projekt Perendimor për me e ruejt pushtetin e tij politik.
Rama nuk e ka te drfejten t’i trajtoje kosovaret si kalamaj qe luejn tek kali i Skenderbeut!
Paternalizmi (sipas Oxford Dictionary) është sjellje e një personi, organizate ose shteti, qe kufizon lirite dhe autonomine ndonjë personi ose grupi, për të mirën e tyre.
Mirëpo, deklaratat pompoze e folkPop të Ramës nuk janë në të mirën e kosovarëve.
Kosovës nuk i duhet edhe ni “Babë”, po i del boll “Baba” i pahajr E.H. te cilin e ka instrumentalizue pushteti i HTH.
Vërtet Kosova si ni shtet mdoern s’ka nevojë fare për ama e baballarë.
Prandaj Edi Rama hiq duert nga Kosova, mos e përdor si katapult personal.
Kosova nuk e ka luksin me u përplset me sponsorët e lirisë se saj për hesapet tua! Boll ma!”, ka shkruar Matoshi. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here