Halil Matoshi e pyet Anton Qunin: “Për çfarë ideali e dhanë jetën kosovarët në Kumanovë?”

0

Analisti dhe publicisti Halil Matoshi ka kundërshtuar idenë e Anton Qunit, deputetit të LDK-së, se të vrarët në Kumanovë meritojnë një nderim kombëtar. Matoshi, përmes një postimi në Facebook, i ka thënë Qunit se duhet të ketë kujdes me lirinë “sepse nuk ‘e gjuen’ Serbinë me Tomahawk’a sa herë t’u teket shqiptarëve”.

POSTIMI:

“Kujdes me lirinë Anton Quni, se NATO nuk “e gjuen” Serbinë me Tomahawk’a sa herë t’u teket shqiptarëve !!!
Lidershipi politik dhe ushtarak i Kosovës nuk e di cilat janë idealet e vërteta të shqiptarëve kosovarë – ky lidership sëkëndejmi rrezikon humbjen e lirisë kombëtare. Qe cka po thotë deputeti i LDK-së Anton Quni?
“Gjithë konfuziteti që është krijuar, unë mendoj që këta djem e meritojnë një nderim kombëtarë dhe sjelljen e kufomave të tyre ne duhet ta bëjmë në mënyrën më të dinjitetshme, më të civilizuar, sepse tek e fundit këta e kanë dhënë jetën për një ideal”!???
P.S.
Thueje dosti jem, cili asht ky ideal, se rreth 2 milion kosovarë po e presin këtë përgjigje…” (sic), ka shkruar Matoshi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here