Halil Matoshi: Albin Kurti do të rikthehet, Visar Ymeri është person teknik

0

Lëvizja Vetëvendosje po e shënon 10 vjetorin e themelimit pa lider real, por me një “person teknik”. Kështu vlerëson analisti Halil Matoshi, i cili për Klan Kosovën ka thënë se Visar Ymeri, përkundër pozicionit të ri në skenën politike mbetet vetëm një zë i zakonshëm.“Visar Ymeri nuk është lider”. “Ai është ‘person teknik’ në krye të Vetëvendosjes, ndonëse zyrtarisht i zgjedhur si kryetar i Lëvizjes”.  “Ymeri shihet si ‘zëvendës’ dhe përkohësisht është në këtë rol”. “Natyrisht se ambiciet e tij janë rritur, por ai mbetet vetëm një zë i rëndomtë në skenën politike kosovare”. “Shumë gjatë do ta ndjekë ‘hija e Kurtit’ nga e cila nuk do të mund të lirohet shpejt”. “Albin Kurti mendon seriozisht që t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato mbahen, prandaj ‘tërheqja e tij’ nga lidershipi i partisë është e natyrës taktike (për t’u rikthyer si kandidat i Lëvizjes VV për kryeministër dhe duke mos e lënduar statutin partiak)”. “Mirëpo, realisht kjo tërheqje e tij e ka dëmtuar mobilitetin e trupit elektoral të kësaj lëvizjeje, sepse shumë anëtarë të VV-së po e shohin me dyshim tërheqjen e liderit të tyre karizmatik dhe me shpirt revolucionar”, deklaroi Matoshi për Klan Kosovën. Visar Ymeri ishte zgjedhur si i pari i Vetëvendosjes më 97.42 për qind të votave, në një garë pa kundërkandidat. Albin Kurti e kishte pritur me entuziazëm zgjedhjen e Visar Ymerit. “Ky Këshill i Përgjithshëm edhe ma ftohë mendjen edhe ma ngrohë zemrën”. “Bashkë me kryetarin e ri dhe kryesinë e re ne jemi të Kosovës e të Kombit Shqiptar”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here