Halil Kastrati tregon sa ka ndihmuar më 2018, dhe falënderon donatorët

0

Humanisti shqiptar, Halil Kastrati, ka treguar rezultat e punës së tij humanitare përgjatë gjithë vitit 2018.

Përmes një postimi në profilin e tij, ai ka falënderuar të gjithë për kontributin e dhënë për zbutjen e varfërisë në Kosovës dhe në ndihmesën e dhënë për t’iu siguruar dhe ndërtuar shtëpi qindra familjeve.

Sipas asaj që shkruan Kastrati për vitin 2018 janë ndërtuar mbi 120 shtëpi, janë dhënë mbi 100 paga mujore për jetimët dhe mbi 50 paga për studentët.

“Kontributi i juaj e puna e jone këtë vit  Me buzëqeshje e nisem dhe me buzëqeshje po e përfundojmë ketë vite

Mbi 600.000 ushqim për nevojtaret për një vit, Mbi 100.000 shujta ne kuzhinën tone ketë vit, Mbi 120 shtëpi e banesa ne trojet shqiptare, Mbi 100 paga mujore për jetimë, Mbi 50 paga studentore këtë vitFaleminderit te gjitheve e Zoti ju shperblefte”, ka shkruar Kastrati

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here