Halil Kastrati: 51 shtëpi do të ndërtohen në Mitrovicë

0

51 shtëpi do të ndërtohen në Mitrovicë për familjet me kushte të vështira financiare, tha Halil Kastrati nga shoqata “Jetimët e Ballkanit”

Gjatë ditës së sotme Komuna e Mitrovicës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Shoqatën “Jetimët e Ballkanit”, për ndërtimin e 40 shtëpive.

Këtë lajm e bëri të ditur humanisti Halil Kastrati ku tregoi se për secilën shtëpi komuna do të dhurojë 5 mijë euro.

“Për krejt këto shtëpi Komuna e Mitrovicës siguron edhe parcelën për ndërtimin e shtëpive”.

“Kësaj mirësie ju bashkëngjiten edhe djemtë e Mitrovicës ku do t’i ndërtojnë 10 shtëpi në këtë komunë”.

“Edhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës shprehi dëshirën që një shtëpi komplet ta financojë, ai personalisht”, ka shkruar Kastrati në rrjetin social Facebook

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here