Hakmarrësi shqiptar heshtë para Gjykatës së Lozanës

0

Gjoksin drejt, shikimin e errët, në mes të sfidës dhe të sigurimit, i pandehuri do të shqiptojë vetëm disa fjalë. I sapodalë të hënën nga qelia e tij e brugut Croisée për të shpjeguar veprimet e tij para Gjykatës Penale të Lozanës, ai kishte vendosur të mos flasë. Jo, nuk do të flasë ballë gjithë klanit të numërt të familjes së viktimës, as ballë shtypit. Arsyeja përse ai nuk do të flasë thotë se është nga frika e familjes së viktimës.
Më 29 tetor 2012, pasdite, 30 vjeçari qëllon me tri të shtëna në trupin e kunatit të tij në Chavannes-Pres-Renens. Një mënyrë për t’u hakmarrë kundër gruasë së tij, e cila kishte kërkuar divorc, sipas padisë. Por pse është hakmarrë mbi vëllain e gruas? Pse e keni vrarë atë kosovar, 29-vjeçar, baba i tre fëmijëve të moshës 11 sot, 8 dhe 4 vjeç. Një baba që të gjithë e donin? Para gjyqtarëve heshtja e të akuzuarit ka ngjallur vetëm moskuptim dhe frustrime. “Unë nuk e kuptoj pse burri im ka vdekur. Unë ende ndjehem aq keq sot”, shushurit disa fjalë e veja.
Duke e pasur parasysh se dy familje do të përballohen, dy familje që tani çdo gjë i ndan, policia nuk mungoi të garantojë sigurimin me të gjitha fuqitë e saj. Pra, nuk munguan kontrollet trupore të nevojshme në hyrje të sallës së gjyqit, ndërsa policia qëndronte e stacionuar jashtë dhe policia civile brenda. E gjithë kjo për t’iu shmangur përhapjes së ndenjës së hakmarrjes.
Në këtë çështje të errët, përveç vrasjes së tmerrshme, gjithashtu duhet cekur vuajtjet paraprake të gruasë dhe të familjes së saj. Para se të bëhet një vrasës, i pandehuri ishte mizor. Ai u martua në vitin 2004 dhe bëri dy fëmijë me motrën e viktimës. Shumë shpejt grushtet i janë përzier kësaj martese. Grushte që godasin fytyrën e gruas, para fëmijëve. Duar që shtrëngojnë fytin para se të përplasej për tokë. Ose kur i pandehuri i bie gruasë së tij shtatzënë vetëm për shkak se është trajtuar nga një gjinekolog burrë. Sipas prokurorisë, ajo ishte goditur në stomak dhe në këmbë me këmbët e një stoli gjersa është thyer. Kjo rrahje i është bërë gruasë, ndërkohë që ai bërtiste se ai preferonte që vajza e tij të vdesë sesa të bëhej si nëna e saj. Goditjet kanë përfunduar me seks të detyruar dhe këtë para fëmijëve të detyruar të shohin skenën në fjalë.
Më 4 tetor 2012 gruaja e të akuzuarit u strehua pranë Qendrës në Malley Prairie për gratë viktima të dhunës në familje. Fëmijët pastaj janë vendosur në një shtëpizë nga Shërbimi për mbrojtje të fëmijëve.
Sipas prokurorit Maria Giannattasio, largimi i gruas së tij bëri që i pandehuri të vendosë t’i hakmerrej kunatit të tij. Ai disa herë kishte bërë hetime rreth shtëpisë së viktimës. Ai madje kishte përgatitur edhe ikjen e tij falë një bashkatdhetari, të cilin e kishte bindur ta strehonte në shtëpinë e tij në La Chaux-de-Fonds. Bashkatdhetari në fjalë i kishte dhënë edhe armën. Më pas, vrasësi kishte paraparë ikjen në Rumani me të dashurën e tij, një prostitutë 28-vjeçare.
Më 29 tetor 2012 i pandehuri është në makinë me dashnoren e tij, kur automjeti kalon para makinës së kunatit. Ai më pas i është drejtuar garazhit që kunati i tij e merrte me qira, pasi që i kishte kërkuar dashnores që ta priste në makinë. Aty ai qëllon me tri të shtëna me një pistoletë të kalibrit 22. Sipas avokatit të tij Moreillon, i pandehuri ka parë viktimën e tij të bënte një gjest me dorën e tij dhe është frikësuar dhe ka nxjerrë armën e tij. Një version shumë të ndryshëm nga ai i përdorur nga prokuroria. Goditja fatale i ishte dhënë në shpinë. E pamundur të dihet nëse viktima thjesht nuk e kishte parë vrasësin ose në qoftë se ai në momentin kur është kthyer, është munduar të shpëtojë.
E vetmja gjë e sigurt është se kunati i të pandehurit ka vdekur shumë shpejt. Ankuesit në gjyq, gruaja si dhe dy vëllezërit e saj, kanë konfirmuar të hënën se viktima nuk kishte armë. Sa për të pandehurin, ishte arrestuar tri ditë më vonë në La Chaux-de-Fonds me dashnoren e tij.
Kjo e fundit, por edhe ndihmësi i La Chaux-de-Fonds si dhe vëllai i vogël i të pandehurit janë gjithashtu të akuzuar për ndihmën që i kanë sjellë vrasësit.
Gjyqi vazhdon edhe sot në mëngjes në seancë të mbyllur, ku do të shqyrtohen rastet e dhunës martesore. Argumentet e avokatëve me gojë si dhe shqiptimi i aktakuzës janë planifikuar për të enjten./albinfo.ch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here